E Martë, 3 Nëntor 2026

Numërohen 9 qendrat e para të votimit në Fier, kryeson PS me 69.43% të votave

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Fierit janë numëruar 9 qendrat e para të votimit nga 587 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1306 vota ose 69.43%.

Ndërkohë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 440 vota ose 23.39% të tyre.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 43 vota ose 2.29%.

Partia “Mundësia” ka marrë 40 vota ose 2.13% të votave.

Partia Social Demokrate ka marrë 23 vota ose 1.22%.

Lëvizja Bashkë ka marrë 10 vota ose 0.53%.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›