E Diel, 1 Nëntor 2026

OSHEE: Shpërthimi në Shkodër nuk lidhet me boksin e matësve të energjisë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar sot lidhur me ngjarjen në Shkodër, ku një person humbi jetën pas një shpërthimi në një pallat.

Në reagimin zyrtar, OSHEE bën me dije se, “sipas informacioneve paraprake, shpërthimi nuk ka ndodhur si pasojë e boksit të matësve të energjisë elektrike”.

Strukturat teknike kanë kryer verifikimet e para në terren dhe se nga të dhënat fillestare nuk rezulton që shkaku i shpërthimit të jetë i lidhur me pajisjet e matjes së energjisë.

Reagimi vjen pasi në raportimin e policisë për ngjarjen thuhet se në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësve të energjisë elektrike. /j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›