PD krijon me IA avatarin e Skënderbeut

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Në punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u prezantua edhe avatari i Skënderbeut, i krijuar me inteligjencë artificiale.
Ky avatar është krijuar nga Departamenti i Inteligjencës Artificiale i Partisë Demokratike.
“Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar miliona euro, ky avatar ka kushtuar vetëm 100 euro”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.
“Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar. Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Antivjedhjes”, iu drejtua avatari, Kuvendit Kombëtar të PD-së.
/m.m/a.f/