“PS nuk ka më shumicën në Tiranë”- Këlliçi: Rama po bën kalkulimet për të rimarrë kontrollin e bashkisë dhe buxhetin! Këto e shtyjnë në sjellje mafioze ndaj Veliajt
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi komentoi në News24 kërcënimin e Ramës ndaj Veliajt të burgosur në Fier, përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogu.

Rama, sipas Këlliçit, po i kërkon me kërcënim Veliajt të heqë dorë nga bashkia Tiranë, pasi ka humbur sipas sondazheve shumicën në kryeqytet. Kryeministri kërkon të marrë para zgjedhjeve lokale, kontrollin e buxhetit dheb të administratës bashkiake. Kjo e shtyn, shton Këlliçi në sjellje mafioze.
Belind Këlliçi: Kjo histori e ka gjenezën te noteri në presidencë për zgjedhjet lokale. Ne e dimë betejën e dy bandave e sektit Rilindja.
Kreu i organizatës mëmë Edi Rama ka muaj që tenton të marrë në kontroll bashkinë. Një pjesë e madhe e bashkisë Tiranë është në protestë edhe te flamingot dhe studentët. Sondazhi i Notos tregon atë që ka ndodhur edhe ne 2025, në Tiranë, PS është 42% dhe kampi opozitar nëse bashkohet është në marzhin 58%.
Për të rimarrë kontrollin e bashkisë dhe për të mbajtur në disiplinë bashkinë, për të kontrolluar buxhetin dhe për të alokuar një pjesë të fondeve në bashkinë Edi Rama po bën kalkulimet. Të gjitha këto kalkulime elektorale çon në këtë sjellje mafioze. Sjellja e sotme është ajo që kemi denoncuar fytyra e vërtetë e Edi Ramës.