E Diel, 1 Nëntor 2026

"Paga mujore" e Toni Blair? 1 milionë e 400 mijë euro

Një milionë sterlina në muaj ose një milionë e katërqind mijë euro. Kaq merr ish-kryeministri britanik, Toni Bler, nga fjalimet publike që mban në çdo pjesë të botës, kryesisht pas darkave në ndonjë enklavë ekskluzive. Ajo që bën të tilla llogari mbi xhepin e ish-kryeministrit është "Daily Mail", që ka zbuluar se vetëm Bill Klinton, një tjetër "pensionist luksi", por edhe mik i politikanit anglez, fiton më shumë se ai nga aktivitete të ngjashme (21 milionë euro në muaj). Sipas gazetës, Bler mban të paktën pesë fjalime në muaj që paguan rreth 280 mijë euro secili. Para kesh që i shërbejnë për të shlyer kredinë e shtëpisë së re në "Connaught Square", që i kushton rreth 22.500 euro në muaj ndërsa për rolin e tij si ndërmjetës në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, ai nuk shpërblehet. Sikur të mos mjaftonte kjo, ish-kryeministri ka nënshkruar edhe një kontratë me shtëpinë botuese "Random House", për kujtimet e tij, kontratë kjo që vlen 7 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›