E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Presim njohjen nga Maqedonia dhe Mali i Zi

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti deklaroi për gazetën malazeze “Vijesti” se Kosova pret që të njihet sa më shpejt nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Jemi në pritje të njohjes nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky është një interes i drejtpërdrejt i popullit kosovar dhe këtyre vendeve fqinje”- ka deklaruar ministri.

Sipas tij, qëllimi i tyre është që të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur marrëdhëniet dypalëshe me të gjitha vendet fqinje.

Deklarara e ministrit kosovar ka ardhur menjëherë pas përfaqësuesit special të misionit të BE-së, Piter Fejt, i cili i ka bërë thirrje Mali të Zi që ta njohë shtetin fqinj të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›