E Diel, 1 Nëntor 2026

Parauniversitari, literatura ndihmëse deri më 10 korrik

Tiranë- Data 10 korrik është përcaktuar si afati i fundit për pritjen e propozimeve për literaturën ndihmës të arsimit parauniversitar. Propozimet dotë shqyrtohen nga Bordi i Rekomandimit të Literaturës së mendimit Historik, filozofik, sociologjik dhe psikologjik (BORELHIS) pranë MASH-it.

BORELHIS do të marrë në shqyrtim kërkesat e botuesve, të cilët ofrojnë literaturë në fushën e mendimit historik, filozofik, psikologjisë, sociologjisë dhe do të miratojë ato të cilat plotësojnë kriteret dhe pikësynimet e shkollës shqiptare për vlerat njohëse dhe edukative, në ndihmë të procesit mësimor dhe veprimtarive ekstrakurrikulare brenda dhe jashtë shkollës.

Përzgjedhja përfundimtare e librave sipas titujve të listës së BORELHIS do të bëhet nëçdo shkollë nga komisioni lëndor, në përbërje të të cilit janë të gjithë mësuesit e historisë për shkollat 9 vjeçare dhe mësuesit e historisë, sociologjisë, psikologjisë dhe të filozofisë për shkollat e mesme.

Kriteret e përzgjedhjes janë tshmë publike për gjithë të interesuarit; Vlera estetike, të edukimit atdhetar demokratik dhe qytetar kanë përparësi në përzgjedhjen e literaturës.

Sipas ministrisë, ndër dy a më shumë botime të një vepre, Bordi përzgjedh botimin me cilësi më të lartë.

Kur në treg mungojnë botimet që janë vlera të njohura në fushën e mendimit historik, filozofik, sociologjik dhe sociologjik, Bordi sugjeron për shtëpitë botuese botimin ose ribotimin e titujve që mendon se i vinë në ndihmë procesit mësimor dhe veprimtarive ekstrakurrikulare..

Botimet duhet të shoqërohen me dokumentet që vërtetojnë marrjen e të drejtës së autorit të firmosura nga “Zyra për Mbrojtjen e së drejtës së Autorit”. ”Botimet që nuk respektojnë të drejtën e autorit nuk merren në shqyrtim. Botimet që rezultojnë me probleme redaktoriale dhe drejtshkrimore përjashtohen nga shqyrtimi”- thonë burimet zyrtare.

BORELHIS është krijuar në mars 2008 dhe merr në shqyrtim kërkesat e botuesve, të cilët ofrojnë literaturë në ndihmë të procesit mësimor të arsimit parauniversitar, në fushën e mendimit historik, filozofik, sociologjik dhe psikologjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›