E Diel, 1 Nëntor 2026

Palermo, tifozët kërkojnë Canin në fushë

Situata e krijuar te Palermo ka shqetësuar tifozët e kësaj skuadre që ëndërronin përsëri një ekip pretendent për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Por mungesa e rezultateve e ka lënë skuadrën e drejtuar nga Guidolin pranë vendeve të fundit në renditje, me rrezikun real për t‘u përfshirë në luftën për mbijetesë. Si rrjedhojë, tifozeria ka kërkuar ndryshim, duke filluar nga disa prej titullarëve që kanë zhgënjyer në pjesën e parë të sezonit, duke kërkuar "gjak të ri" në ekip. Barzalji, Zakardo, Simplisio dhe Kaserta kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve, pasi nuk kanë arritur të shfaqen në nivelin e kërkuar. Ndaj tifozeria ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të mendojë për aktivizimin e lojtarëve të rinj që ka marrë gjatë merkatos së janarit, si Di Mateo dhe Edgar Cani. Meqenëse Guidolin nuk ka shumë alternativa në sulm, ai mund të përdorë sulmuesin shqiptar në ndeshjet e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›