E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqe e civilizuar mes Islamit dhe Perëndimit

Një Gral i Shenjtë paqeje mes Islamit dhe Perëndimit, ky është qëllimi i një projekti ambicioz të lançuar në Spanjë. E ashtuquajtura Aleanca e Civilizimeve synon të luftojë intolerancën dhe fundamentalizmin. Motori që ka vënë gjithçka në lëvizje është Kryeministri spanjoll, Hoze Luis Rodrigez Zapatero: "Kjo aleancë shpreson të punojë për mirëkuptimin mes civilizimeve të ndryshme, kulturave të ndryshme dhe mënyrave të ndryshme të jetës dhe mënyrës se si ne e shohim botën moderne", tha ai. Zapatero e kishte hedhur këtë ide fillimisht pas bombave në trena, në Madrid, në 2004-ën. Ai menjëherë u mbështet nga Turqia, Kryeministri i së cilës, Rexhep Taip Erdogan, tha se duhet të gjendej një mënyrë për të luftuar intolerancën në rritje në botë. Erdogan kërkon anëtarësimin e Turqisë në BE, si një demonstrim praktik i faktit se si Lindja dhe Perëndimi mund të punojnë së bashku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›