Paradoksi pakistanez: Bomba, gjakderdhje dhe luks
Rreth 7 vjet më parë, pas sulmeve të 11 shta
torit, pak këshilltarë investimesh me mend
në kokë do të kishin rekomanduar tregun pakistanez.
Në fakt duhet ta kishin bërë. Klientët e
tyre mund të kishin siguruar fitime
përrallore.Qysh prej 2001-it, ky vend bërthamor
aziatikojugor, i fajësuar për përgatitjen e disa
brezave me militantë islamikë dhe kërcënues për
botën, i ka prodhuar milionerët me lehtësinë që
priten qindarkat.Ndërsa qeveritë perëndimore
kanë qenë të shqetësuara se armët bërthamore të
Pakistanit mund të binin në duart e militantëve,
indeksi i aksioneve në bursën e Karaçit është rritur
më shumë se dhjetë herë.Arsyeja nuk ështëvetëm
fakti se tregu i Karaçit është lehtë të përdoret,
shfrytëzohet nga spekulatorët. Edhe fitimet reale
kanë pasur rritje. Madje edhe vrasja e kreut të
opozitës, Benazir Buto, muajin e kaluar, dhe furtuna
e shkurtër për e tmerrshme e dhunës që pasoi
ishin si një plagë gjembi për bursën.
Biznesmenët janë më të shqetësuar se bursistët,
por të gjithë janë dakord se do të duhej diçka
më e fuqishme se vdekja e Butos për të frenuar këtë
lulëzim, i cili ka ardhur prej politikave investuese
të hapura dhe privatizimeve."Është e trishtueshme,
padyshim që dhuna ndikon te biznesi,
por kjo po ndodh prej një kohe të gjatë dhe njerëzit
janë mësuar me të", u shpreh Omer Sabir, i cili shet
makina sportive luksoze, me çmim 100 mijë dollarë
e lart copa.Me 14 milionë banorë, qyteti më i madh
i Pakistanit po lulëzon.Në këtë qytet portal, i njohur
si vendi ku u vra gazetari amerikan, Daniel
Pearl, u mor peng dhe pastaj u ther nga ekstremistët
islamikë më 2002, çmimet e pasurisë së paluajtshme
kanë shkuar në qiell, ndërsa supermarketet
kanë mbirë si kërpudha. Bankat e huaja si
"Standard Chartered" dhe "ABN Amro" kanë
blerë bankat lokale. Vetëm këtë muaj "Bank Muscat"
dhe "Nomura Holdings" e Japonisë ranë
dakord të blejnë "Saudi Pak Bank" të
Pakistanit."Barclays" (kompani bankare)
po shikon të krijojë degët e saj
gjithashtu.Edhe gjatë ndërprerjes së
shpeshtë të dritave, bankierët bankierë
shikojnë prej dritës së gjeneratorëve
dhe fitimet janë të mira,
thotë Invisor Securities.Në klubet
e nëndheshme të Karaçit,
gjatë natës, fëmijët e klasës
së lartë pinë vodka, uiski
ose pije të lehta, në gjysmerrësirë
dhe dëgjojnë
DJ-t që
përcjellin hitet
më të fundit.
NDRYSHIME?
Por tani festës mund t‘i vijë fundi.
Ekonomia, e cila vërtitej rreth 7 për qind rritje
vjetore në 5-vjeçarin e fundit deri në qershor 2007,
po ngadalësohet dhe inflacioni po rritet. Investimet
e huaja dhe sektori bujqësor, dy nga fushat
kryesore të suksesit ekonomik pakistanez, e kanë
ulur shpejtësinë.Edhe në rrugë po shtohet
zemërimi.Shumë pakistanezë kanë qenë spektatorë
të këtij lulëzimi ekonomik. Ata i shikojnë
supermarketet e reja, por nuk
munden të blejnë aty. Një e
katërta e popullsisë jeton
ende në varfëri, me rreth 16
dollarë në muaj të ardhura.
Pak metra më tej dyqanit të
makinave sportive,
njerëzit rrinë në radhë të
blejnë një qese miell në
një dyqan shtetëror.
Ndërprerja e dritave e
bën dimrin edhe më të
zi."Po vij këtu prej
muajsh dhe shiko
duart e mia janë
bosh", tha Taj
Fareed, pranë një trume që shtyhej te dyqani shtetëror
për miell.
Po në qoftë se këta qytetarë u bashkohen
zërave të tyre në zgjedhjet e 18 shkurtit, a do të
ketë ndryshime në politikat ekonomike kombëtare
dhe shoqërinë e pasur pakistaneze?
Përgjigjja e biznesmenëve, analistëve politikë
dhe ekonomistëve është unanime, por jo
shpresëdhënëse - "jo".
"Ju siguroj se kushdo që të fitojë zgjedhjet do
të ndjekë të njëjtat politika", tha Javed Faruqi,
duke u shtyrë mbrapa në karrigen e tij në Samaa,
një nga televizionet e krijuara nga shpenzimet e
shumta në reklama.Partitë islamike dhe fushatat
e tyre kundër korrupsionit dhe degjenerimit
perëndimor, i joshin shumë të varfrit, por
sondazhet e fundit tregojnë se qeverinë e ardhshme
do ta dominojnë partitë e mëdha, duke e
marrë të mirëqenë që zgjedhjet do të jenë të lira
dhe të ndershme.
Partia e Butos, më e madhja në Pakistan, po
bën fushatë me sloganin: "Ushqim, strehë dhe
veshmbathje" dhe ka ende plane për t‘i kontestuar
zgjedhjet, por, edhe po fitoi, analistët politikë
nuk mendojnë se ajo të ndryshojë rrënjësisht një
shtet ekonomikisht të orientuar.Drejtimi i
Përgjithshëm i Pakistanit do të jetë i njëjtë, mendojnë
analistët.