PS: Qeveria, bashkë me tokat po djeg edhe investimet për vaditjen
Tiranë- Partia Socialiste lëshon sinjalin S.O.S për mungesën e vaditjes së tokave në bujqësi dhe abuzimet e shumta me fondet që jepen për vaditjen. “Në vendin e dytë më të pasur në Evropë me burime ujore, kulturat bujqësore dhe paratë e fermërëve digjen çdo ditë. Në vendin ku vaditja duhet të përbënte avantazhin kryesor në bujqësi, është kthyer nëbarrën kryesore të problematikave në këtë sektor”- tha sot nënsekretari i programit n PS, Ervin Bushati.
Sipas tij, qeveria sot është e paaftë dhe mjaft e korruptuar për të thënë se si do të jetë bujqësia nesër. Ai ka theksuar se mijëra hektarë tokë e mbjellë me misër, bostan dhe produkte të tjera bujqësore janë duke u djegur nga mungesa e ujit për vaditje dhe kjo paradoksalisht ndodh në vendin e dytë në Europë për burime ujore. “Kjo situatë është e pafalshme për qeverinë shqiptare e cila bashkë me tokat e punuara po djeg edhe investimet e bujqërve dhe fermerëve në vend më papërgjegjshëmrinë dhe mungesën e politikave”- tha ai.
Këtë panoramë ai e ka përmbledhur me pak fjalë: Më shumë varfëri në fshat. Çmime më të larta në tregjet e ushqimeve të freskëta në qytet.
Sipas studimit të fundit të Bankës Botërore, në Shqipëri vetëm çereku i tokave bujqësore vaditet ndërkohë që vetëm 1/6 e pompave të trashëguara ujitëse janë në përdorim. Paratë e shqiptarëve flaken sot në programe të dështuara që nuk arrijnë të rehablitojnë, mirëmbajnë apo menaxhojnë dot situatën e degraduar me sistemet e vaditjes.
Shkaktarë të kësaj situate, sipas Bushatit janë: Abuzimi dhe keq perdorimi i fondeve te caktuara per vaditje dhe shkatërrimi i strukturave kontrolluese të bujqësisë në varësi të ministrisë.
Në programin e ri qeverisës, Partia Socialiste, sipas tij, parashikon një orientim bujqësor të strukturuar, që do të nxjerrë fshatin nga ngërçi i pafund ekonomik