E Diel, 1 Nëntor 2026

Përjetime të lagështa

Tridhjetë fotografi artistike nënujore të realizuara gjatë konkursit ndërkombëtar të fotografisë, realizuar në bregdetin e Sarandës dhe të Brindisit gjatë muajve- korrik - gusht 2007 janë ekspozuar në sallën "Ibrahim Kodra" në MTKRS. Në konkurs janë përfshirë specialistë të kësaj fushe nga shume vende. Fotot, përgjithësisht të marra në zonën e bregdetit nënujor të Sarandës, dëshmojnë bukurinë bregdetare nënujore, larminë e specieve dhe trashëgiminë e pasur natyrore të bregdetit tonë.

Ekspozita është në kuadër të projektit "Turizmi detar në Adriatik", projekt i provincës së Barit në kuadër të Programit Interreg III A -Italia/ Albania, i realizuar në një hark kohor dyvjeçar 2006-2007 dhe ka përfshirë bashki dhe komuna të rajonit të Pulias dhe ato shqiptare, me qëllim promovimin dhe evidentimin e trashëgimisë detare të dy brigjeve e zonave bregdetare, nëpërmjet krijimit të turizmit alternativ, krijues dhe atë të qëndrueshëm, i cili prek strukturat hoteliere dhe kulturat e dy popujve.

Në krye të partnerëve të këtij projekti ka qenë provinca e Barit me bashkëpunimin teknik dhe shërbimin e laboratorit biologjik detar (Bari), të cilave u janë bashkuar partnere si Instituti Puliez për Kërkime, Parku natyral i Torre Guaceto-s, Provinca e Brindisit, Bashkia Nardo, zona Marines së Porto Cesareo-s, Bashkia e Sarandës, SMH associations, Telenorba Shqiptare, Efeso, Aba Federalberghi.

Gjithashtu, një objektiv i këtij projekti ka qenë studimi dhe puna laboratorike për evidentimin e zonave nënujore të dy brigjeve, të cilat kanë interes për një lloj turizmi të

Veçantë, i cili do të sensibilizohet nga botimi i fotove, katalogëve dhe paketave të ndryshme turistike, të cilat do hidhen në qarkullim së shpejti në shumë agjenci turistike evropiane, së bashku me harta të bregdetit nënujor.

Projekti është realizuar në dy vitet (2006-2007) në bazë të një kalendari aktivitetesh të respektuar në mënyrë rigoroze. Janë zhvilluar aktivitete të ndryshme midis dy brigjeve, si konferenca, studim laboratorik i brigjeve të Barit, Brindisit, Sarandës, Vlorës, duke pasqyruar rezultatet në harta nënujore konkurs ndërkombëtar i fotografisë nënujore (një pjesë e të cilës u promovua dje), pjesëmarrje nëpër panaire të ndryshme (Fiera del Levante-Bari), duke prezantuar dhe promovuar trashëgiminë nënujore të brigjeve të Shqipërisë e të Italisë Jugore. Projekti i ka përfunduar aktivitetet e tij në muajin shtator 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›