Dy ditë me Tomaso Landolfin
Një sërë aktivitetesh do të zhvillohen sot dhe nesër në nder të figurës së Tomaso Landolfit, një ndër figurat më të shquara të artit italian të shekullit të 20-të. Muzikant, shkrimtar përkthyes e mendimtar, Landfofli renditet ndër emrat e mëdhenj në panteonin e kulturës së fqinjit tonë përtejdetit. Gjithsesi, Landofli pak njihet në Shqipëri, përveç sferave akademike. Ndaj, për dy ditë, personaliteti i tij i madh do i serviret publikun me disa aktivitete organizuar nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Kështu, në sallën e bibliotekës së këtij fakulteti do të referohet mbi figurën e veprën e tij shumëdimensionale nga profesorë italianë e shqiptarë. Ndërsa nesër në sallën "Blak Boks" të Akademisë së Arteve, për nder të kësaj figure do të luhen disa pjesë nga krijimtaria e tij.