E Diel, 1 Nëntor 2026

Piemonte, 100 mijë euro për spitalin në Krujë

Spitali i Piemontes në Itali ka dhuruar 100 mijë euro ndihmë mjekësore për spitalin rajonal të Krujës. Këto ndihma do të rrisin ndjeshëm jo vetëm punën e personelit mjekësor të spitalit, por në veçanti do të përmirësojnë trajtimin e pacientëve që drejtohen për ndihmë në Krujë.

Mes pajisjeve të dhuruara nga spitali i Piemontes renditen një tavolinë për sallë operacioni, 3 atakues prej hekuri kirurgjikalë, mikroskop, telefakse, aspiratorë. Drejtori i Shëndetit Publik të Krujës, Adrian Mataj, ka falënderuar kolegët italianë të spitalit të Piemontes për këto ndihma të konsiderueshme, duke premtuar një binjakëzim të shpejtë midis dy spitaleve. Një ndihmesë të rëndësishme për sjelljen e tyre në spitalin e Krujës ka dhënë Kryqi i Kuq dhe një subjekt privat nga ky qytet, që ka bërë të mundur transportimin e tyre falas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›