E Diel, 1 Nëntor 2026

Si mund të mbrohet emri i subjektit

E drejta e mbrojtjes së një marke lind mbas regjistrimit të saj. Përdoruesi i një marke, e cila nuk është e regjistruar, nuk e gëzon të drejtën e mbrojtjes së saj. E drejta ekskluzive e përdorimit të një marke mund të sigurohet përmes regjistrimit të saj në Drejtorinë e Patentave dhe të Markave të Shqipërisë. Pa regjistrim nuk është e mundur që të ndërmarrësh veprime ligjore kundrejt një pale të tretë, e cila përdor një markë identike apo të ngjashme me markën tënde për të njëjtat mallra apo shërbime. Në dy prodhues që kanë të regjistruar të njëjtat marka identike apo të ngjashme, e drejta e gëzimit të markës i lind atij që e ka regjistruar më parë atë. Kështu, dokumentacioni i nevojshëm për aplikimin për Marka Tregtare apo të Shërbimit, për pronarë shqiptarë, nevojiten kopje e vendimit të gjykatës, i noterizuar dhe akti përfaqësimi. Për këtë të fundit, dokumenti duhet të jetë i plotësuar sipas kërkesave standarde të Drejtorisë së Patentave dhe Markave të Shqipërisë. Tjetër dokument plotësues për aprovimin e regjistrimit të markës, nevojiten, të paktën 10 etiketa të markës, në rastet kur ajo nuk është fjalë e thjeshtë. Pëer sa i përket tarifave, për marka individuale paguhet 5000 lekë, ndërsa për marka kolektive 6500 lekë. Nëse marka përmban vetëm një klasë, paguhet vetëm tarifa bazë. Kur marka përmban më shumë se një klasë për çdo klasë shtesë paguhet 2500 lekë. Pagesa mund të kryhet me lekë në dorë apo në llogarinë bankare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›