E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset klienti, zhduken pronaret e kazinose

Deshira per te luajtur pa leke ne kazino, pas humbjes se nje shume te konsiderueshme, eshte kthyer ne nje perleshje mes dy pronareve dhe nje klienti te perhershem. Sokol Osmani eshte plagosur rreth ores 23:00 te se enjtes me arme gjahu ne ambientet e nje dyqani lojerash fati, rulete, ne lagjen "1 Maji" te Fierit. Policia shpalli ne kerkim si te dyshuar dy pronaret, Kozma A. dhe Ylli S., qe sipas saj, pas krimit te dyshuar, jane larguar nga vendngjarja.
Sipas hetimeve te kryera nga policia vendore dhe deshmise se te demtuarit, ai kishte shkuar ne rulete oret e mbremjes, duke luajtur per disa ore. Por, ndersa ka humbur te gjitha parate duke luajtur, Sokol Osmani ka kerkuar te luaje pa leke. Por nje prej pronareve te ruletes ka debatuar, duke kundershtuar deshiren e 27-vjecarit qe ishte i shoqeruar nga i afermi i tij, D. Osmani. Por, gjate grindjes, sipas rrefimit te lojtarit te kazinose, eshte qelluar me cifte ne kemben e majte. Kliente te tjere e kane derguar menjehere ne spital, ku i eshte dhene dhe ndihma mjekesore.
Burime te policise thane dje, per gazeten "KJ", se te rinjte ishin kliente te perhershem dhe pasi mbeten pa leke kerkuan nje fish te punonjesi i ruletes. Ne debat kane nderhyre te zotet e dyqanit te lojerave te fatit, Kozma A. dhe Ylli S.. Ekspertet konstatuan ne vendngjarje vetem nje gezhoje cifteje, ndersa ne kerkim u shpallen dy pronaret, per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative". Policia mori ne pyetje disa prej deshmitareve dhe punonjesve te ruletes pas ngjarjes se ndodhur. Xh. Beharaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›