"Ryshfeti, i gjithe faji eshte i pacienteve"
Fajin e kane pacientet. Nese fenomeni i ryshfetit eshte kaq i perhapur ne Shqiperi, jane pikerisht hallexhinjte, ata qe e stimulojne kete fenomen. Ky ka qene thelbi i deklarates se djeshme te ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, pas raportit te "Transparency International", qe e renditi shendetesine te paren per nga korrupsioni. Ndoka u ka bere thirrje pacienteve qe jo vetem te mos japin ryshfet, por te denoncojne rastet e mitmarrjeve nga ana e mjekeve dhe personelit ndihmes te tyre. Te pakten faji kesaj here nuk ka mbetur "jetim", por i eshte dhene nje atesi: Pacientet. Disa prej ketyre te fundit, te cilet kane luftuar me jeten dhe vdekjen, pretendojne se vertet ka mjeke qe nuk kerkojne para, por te lene te vdesesh nese nuk i darovit. Te gjitha hallkat e zinxhirit, duke filluar nga roja, infermieret, mjeket e deri te kirurget.
Stimulimi i korrupsionit nga pacientet, sipas Ndokes, ben qe keta te fundit te mesohen keq. Ideja e deklarates se ministrit kishte ne thelbin e saj fenomenin e dhenies se shumave te caktuara te parave ne menyre te panevojshme dhe te paparashikuar. Perkundrazi, sipas ministrit, pacientet nuk duhet te paguajne ne kundershtim me ligjin dhe duhet madje ta godasin korrupsionin, duke denoncuar rastet e mitmarrjeve. Ndersa, per hir te se vertetes, pacientet gjenden para nje dileme te madhe: Te denoncojne, apo rrezikojne shendetin e tyre e te te afermve? Sepse shume hallexhinj kane pohuar se shpesh nuk u ka kerkuar njeri para, por nuk i kane bere sherbimin mjekesor sic duhet. Kjo, duke filluar nga infermieret, mjeket, anestezisti apo edhe kirurgu.
Megjithate, ka edhe mjeke qe i permbahen me aq sa kane mundesi betimit te Hipokratit, te cilin cdonjeri prej tyre e ka "recituar" kur eshte emeruar si i tille. Edhe ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, e pohoi dje se sikunder ka mjeke qe e shohin pacientin si mjet fitimi (dhe ne raste konstatimesh jane marre masat ndeshkimore) shumica prej tyre jane te paster. "Abuzimi me detyren eshte ndeshkuar me masa administrative me largim nga sistemi i te gjithe zyrtareve dhe personelit mjekesor te evidentuar ne raste korruptive", tha ministri, dikasteri i te cilit ka ngritur grupe kontrolli dhe sisteme vleresimi per informacionin mbi vizitat mjekesore, me qellim evidentimin e mjekeve te paafte e abuzive.
Fajin e kane me te vegjlit
Sa here qe ndodh ndonje fenomen negativ, apo del ndonje raport qe godet me fakte institucione, faji i vihet me te vegjelve, masave, atyre qe nuk kane se si te kundershtojne... E njejta skeme perseritet nese nje institucion nuk vjel taksat (fajin e kane qytetaret qe nuk paguajne), nese konstatohen femije qe punojne ne te zeze (fajin e kane prinderit qe i lejojne), apo kur braktiset shkolla (edhe ne kete rast faji eshte i familjeve qe nuk i kontrollojne dot femijet e tyre). Edhe se fundmi, faji iu vu pikerisht pacienteve, te cilet japin shuma te caktuara parash per sherbimet mjekesore. Ne fakt, prej rreth dy dekadash, jane qytetaret ata qe e ndiejne si "detyrim" per te dhene para nen dore. Por, per hir te se vertetes kete e bejne nese vertet duan qe ta marrin ate sherbim. Ne te kundert, ata thjesht nuk ekzistojne...