Bllokohet 21 kg kokaine, pranga 3 shqiptareve
Tre shqiptare jane arrestuar gjate dites se djeshme ne Itali per trafik narkotikesh, ndersa u jane gjetur 21,5 kilogram kokaine e paster dhe dyshohet te jene pjese e nje organizate kriminale. Policia italiane ka bere te ditur dje, se ne pranga kane rene, Altin Myftari, 35 vjec dhe Sami Cera, 48 vjec, te dy me dokumente te rregullta ne Itali. Dy shqiptareve u jane kapur 1530 doza kokaine e paster si dhe 130 mije euro. Sipas te dhenave, dy personat jane kapur ne Peskara, dhe ne banesen e tyre ku u eshte gjetur dhe lenda narkotike, e cila shitej nga keta te fundit. Droga, sipas policise, eshte me origjine nga Ballkani, duke mos specifikuar vendin. Nderkohe qe ne Rimini eshte vene ne pranga nje shqiptar i trete, i cili, sipas te dhenave, ka qene pjese e nje rrjeti te shperndarjes se lendeve narkotike. Gjate dites se djeshme, ne pranga eshte vene Florenc Marini, 32 vjec, i cili se bashku me disa italiane, kolumbiane etj., ishte pjese e nje grupi qe merrej me shitjen e kokaines.