Trafikonin klandestine, dy bien ne "rrjete"
Dy persona te dyshuar per trafik te klandestineve jane ndaluar gjate dites se djeshme nga policite e Gjirokastres dhe te Shkodres. Burime zyrtare thane se Sajmir Hoxha, 20 vjec, nga rrethi i Fierit, u ndalua nga sherbimet e policise kufitare te Komisariatit te Gjirokastres, teksa po tentonte te ndihmonte kater persona ne kalimin ilegal drejt Greqise, kundrejt perfitimit 700-800 euro secili. Po dje, ne Shkoder, eshte ndaluar Gramoz Tafaj, 23 vjec, banues ne fshatin Vicidol, Tropoje, pasi eshte kapur rreth ores 14:00 ne flagrance. Sipas policise, Tafaj ishte duke udhetuar me nje mjet "Benz" furgon, me targa TR 3049I, duke transportuar 8 persona nga rrethe te ndryshme, te cileve u jepte ndihme per kalim te paligjshem te kufirit ne drejtimin Mali i Zi-Itali. Dosjet per dy te dyshuarit i kane kaluar prokurorive te rrethit per hetime te metejshme nen akuzen e dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.
B.K/R.Ll