E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyen arrestin, pi kafe ne lokal

Thyen masen e sigurise te caktuar nga gjykata e Apelit Vlore dhe eshte ndaluar nga policia, pasi ndodhej ne nje lokal, ne afersi te baneses se tij, ku ishte duke pire kafene e mengjesit. Altin Rama, lindur ne Roskovec dhe banues ne lagjen "Sheq i Madh", ne Fier, eshte ndaluar me pare, pasi eshte kapur nga policia duke transportuar nje sasi solari, qe dyshohet se eshte vjedhur. Sipas policise, 36-vjecari me profesion shofer, eshte rivene ne pranga, pasi ka konsumuar vepren penale te "largimit te te burgosurit nga vendi i denimit". Ky person ne muajin mars te ketij viti eshte ndaluar, pasi dyshohet qe te jete autori i vjedhjes se sasise prej 15 mije litra lende djegese solar, qe kap shifren e 500 mije lekeve, ne tubacioni Kucove-Zharrez. Pasi ndaj tij ishte dhene masa e sigurise "arrest me burg" prej gjykates se Fierit, Gjykata e Apelit Vlore e kishte lene me masen e sigurise "arrest shtepie".
Xh.B

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›