E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy doganiere nen hetim

Nje person ka perfunduar ne pranga mbremjen e se enjtes ne aeroportin e Rinasit, me akuzen e "kontrabandes me mallra te tjera", ndersa nen hetim jane vene edhe dy punonjes te doganes, qe dyshohen per "shperdorim detyre". Policia e Tiranes tha dje se ka arrestuar Vaid Teferici, 40 vjec, banues ne Kavaje, i cili u kap ne flagrance ne momentin e daljes nga pika doganore e Rinasit me disa mallra, konfeksione te ndryshme, pa kryer veprimet e nevojshme doganore. Nderkaq ka nisur hetimi ne gjendje te lire dhe per Adriatik Novakun, 39 vjec dhe Arben Shkodranin, 43 vjec, doganier prane Doganes se Rinasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›