E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset me thikë 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me thikë gjatë natës së kaluar në Laç.

Mësohet se një 33-vjeçar ka goditur me thikë pas një konflikti një 50-vjeçar nga fshati Gjorm.

50 vjeçari i plagosur u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë së Lezhës i plagosuri ka plagë në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes, Eraldo Dibra alias Eraldo Basha është arrestuar nga uniformat blu./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›