E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Plazhi i lirë”, lirohen dy hapësira në bregdet, në Vlorë dhe në Sarandë

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Vlorë janë liruar hapësira publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Policia njoftoi sot se “gjatë kontrolleve në plazhin e Jonufrit, Vlorë, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi R. S., i cili kishte vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë dhe ushtronte aktivitetin në një beach bar, pa e regjistruar në organet kompetente”.

Po ashtu, sipas Policisë, “në bregdetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Çentrali”, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi J. Ç., duke vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë”.

“Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në prokuroritë respektive ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 43 vjeç, banues në Vlorë dhe J. Ç., 30 vjeç, banues në Sarandë”, njoftoi Policia.

/m.q//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›