E Premte, 6 Nëntor 2026

Po kryente riparime, humb jetën elektriçisti në Vlorë

schedule12:03 - 6 Nëntor, 2026

Humbet jetën një elektricist në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul.

Viktima, Altin Petanaj, 45 vjeç, ishte pjesë e grupit të punës të Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

“Rreth orës 10:45, në fshatin Kocul, shtetasi A. P., rreth 50 vjeç, punonjës i OShEE-së, gjatë punës te nënstacioni elektrik, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur teksa grupi i punonjesve po kryenin punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul. Për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, elektricisti ka humbur jetën gjatë punës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë në punë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›