E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia bashkiake përleshet me mjekët

Efektivët e policisë bashkiake të Lushnjës janë konfrontuar me një grup mjekësh që punojnë në qendrën shëndetësore të lagjes Karbunarë e Madhe të këtij qyteti. Bashkia ka kërkuar lëshimin e ambienteve, që për shumë vite janë përdorur si qendër shëndetësore. Policia bashkiake ka ndërhyrë për marrjen e ambienteve, por bluzat e bardha nuk kanë pranuar të bëjnë dorëzimin dhe kanë bërë qëndresë deri në konfrontim fizik mes tyre dhe policisë. Mësohet se për këtë godinë ka pasur një vendim të bashkisë së qytetit, sipas të cilit disa ambiente të qendrës shëndetësore do të shërbenin si zyra për administratën e bashkisë. Maksim Kulla, shef i shërbimeve publike në Bashkinë e Lushnjës, thotë se "ka një vendim të bashkisë, që një pjesë e ambienteve të kësaj godine të ndryshojë funksion, por jo të mbyllet qendra shëndetësore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›