E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar komune në Komunën Paskuqan, Qarku Tiranë.

DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE TË PJESSHME PËR KRYETAR KOMUNE NË KOMUNËN PASKUQAN, QARKU TIRANË.

Në bazë të nenit 92, germa “gj” e Kushtetutës dhe të nenit 14, pika 4 të ligjit nr 9087 , datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

DEKRETOJ

Neni 1

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune në Komunën Paskuqan, Qarku Tiranë, të zhvillohen ditën e dielë, datë 24 shkurt 2008.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5573
Tiranë, më 14.01.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›