E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton transferim prokurori, datë 28.01.2008.

D E K R E T
PËR
TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 149, pika 3 të Kushtetutës, si dhe të nenit 24, pika 1, 2 të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D E K R E T O J

Neni 1

1. Z. Saliko HAJNO, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Shkodër.

2. Z. Aleksander GOGA, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Vlorë.

3. Zj. Valentina AHMETAJ, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

4. Z. Mihallaq BLETA, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Lezhë.

5. Z. Ylli BASHA, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Lushnjë.

6. Z. Ardian VISHA, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Gjirokastër.

7. Zj. Zamira GJEBERO, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8. Z. Artan LULAJ, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Për Krime të Rënda.

9. Z. Shkëlqim KOKONA, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

10. Z, Ylli BEDALLI, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë Për Krime të Rënda.

11. Z. Stiliano BANDILLI, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Apelit Ushtarak.

12. Z. Haxhi GIU, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

13. Z. Xhevat HANA, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë Për Krime të Rënda.

14. Zj. Ledina RIZA, prokuror pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i dekretit 5598
Tiranë, më 28.01.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›