E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi priti një përfaqësi të “Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës”

28 janar 2008

Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot paradite një përfaqësi të “Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës”.

Zotërinjtë Besnik Lulaj, Farudin Hoxha, Laura Ferati, Adrian Klosi dhe Pirro Stefa pasi e kanë falenderuar për pritjen, i kërkuan Kryetarit të Shtetit që me mjetet dhe influencën e Tij të ndërhyjë pranë institucioneve kompetente kushtetuese përsa i përket pretendimeve të Aleancës për zonën industriale ku do ndërtohet Tec-i i Vlorës dhe Petrolifera. Gjithashtu përfaqësuesit e Aleancës kanë kërkuar që të mbështeten në kërkesen e tyre për organizimin e një referendumi popullor në Vlorë kundër ndërtimit të Tec-it.

Presidenti i Republikës pasi është njohur me kërkesat e “Aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës” kërkoi mirëkuptimin e përfaqësuesve të Aleancës për të siguruar gjithë informacionin e domosdoshëm, i cili do t’i shërbente në përpjekjet për të gjetur rrugëzgjidhjen e duhur brenda kuadrit ligjor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›