E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri të Lituanisë, Arturas Zurauskas.

28 janar 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Lituanisë në vendin tone, Arturas Zurauskas, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale.

Presidenti Topi dhe ambasadori i Lituanisë i kanë vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet mes dy vendeve por kanë ndarë qëndrimin se ato mund të intensifikohen më tej veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike.

Presidenti Topi e ka vlerësuar si mjaft të mirë situatën në Shqipëri në drejtim të angazhimit për përmbushjen e objektivavë për ta integruar vendin në NATO e BE.
Kryetari i Shtetit është shprehur se Shqipëria është mjaft aktive në marrëdhëniet me vendet e Ballkanit dhe mbështet plotësisht Paketën Ahtisari e cila gëzon pëlqimin e SHBA dhe pjesës më të madhe të vendeve të BE-së e që garanton harmoni multietnike e multifetare, ndërsa dëshiron që edhe Serbia të bëhet pjesë e kësaj filozofie.

Ambasadori Zurauskas ka konfirmuar se vendi i tij mbështet plotësisht aspiratat euroatlantike të Shqipërisë dhe si një anëtar i ri i strukturave euroatlantike është i gatshëm të ndajë eksperiencën integruese me vendin tonë.

Duke e falenderuar, Presidenti Topi i ka kërkuar Ambasadorit t’i përcjellë Presidentit Adamkus ftesën për të vizituar Shqipërinë në kuadër të forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›