Presidenti Topi pret Ambasadorin e ri të Indisë, Debashish Chakravarti.

28 janar 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë të Indisë në vendin tonë, Debashish Chakravarti, i cili i paraqiti Letrat Kredenciale.
Presidenti Topi ka vërejtur se Shqipëria ka ndarë gjithnjë marrëdhënie mjaft miqësore me Indinë edhe për shkak të lidhjes së përbashkët me emrin e Nënës Terezë, shqiptares së madhe që shkoi në Indi për të përmbushur misionin e saj në ndihmë të njerëzve të varfër e në nevojë.
Kryetari i Shtetit e ka vlerësuar si progres hapjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Indi dhe ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik veçanësrisht në sektorët ku India spikat me zhvillimin e saj, industrinë e lehtë dhe atë farmaceutike.
Ambasadori i Indisë e ka garantuar Kryetarin e Shtetit se do angazhohet për të punuar në këto drejtime duke përçuar informacionin e duke nxituar ardhjen e biznesmenëve indianë në Shqipëri pasi duhet të gjenden mundësi të reja për të intensifikuar marrëdhëniet midis dy vendeve.