Presidenti Topi dhe Zonja e Parë vizitojnë shtëpinë e të moshuarve në Kamëz.
27 dhjetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi vizituan sot të moshuarit në Qendrën Polivalente Ditore të Shërbimeve Sociale në Kamëz, ku u mirëpritën nga Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, drejtori Resul Domi, si edhe banorët e kësaj shtëpie.
Në fjalën e saj përshëndetëse drejtuar të moshuarve, Zonja e Parë, Teuta Topi u shpreh: “Ndjehem shumë mirë që jam këtu midis jush sot. Është një detyrë dhe obligim që unë ndjej ndaj jush, sepse ju konsideroj si prindërit e mi. Duke u nisur nga problemet që ju shtruat radhën e kaluar, në takimin tonë të parë, unë e mendova të plotësoj dy prej tyre, të sjell këtu midis jush Presidentin e Republikës, si dhe të plotësoj një ndër kërkesat për përmirësimin e kushteve tuaja të jetesës, duke ju sjellë një gjenerator. Janë tepër modeste, por unë së bashku me gjithë të tjerët, duke parë e dëgjuar fjalët dhe këshillat tuaja, duke vlerësuar të gjitha rrudhat dhe thinjat tuaja, pas të cilave fshihet një histori e gjatë jete e mbushur me punë dhe dinjitet, ndiejmë akoma dhe më shumë obligimin për të plotësuar gjithnjë e më tepër kërkesat që ju keni me të gjitha mundësitë dhe hapësirat që do të na krijohen në të ardhmen. Duke patur parasysh edhe fjalën e urtë të Nënë Terezës se “vlerësimi për të moshuarit është shkalla më e lartë e fisnikërisë së një kombi”, mendoj se të gjithë ne ndjejmë një detyrim të madh për të plotësuar sado pak kushtet tuaja, për të përmirësuar jetën tuaj që, në vijim, ajo të jetë sa më e lehtë. Ju uroj një pleqëri të mbarë, një vit akoma më të mbarë, shëndet dhe lumturi. Gëzuar Festat!”
Fjalë të ngrohta e të përzemërta përshëndetëse të moshuarve, që po kalojnë këtë periudhë të jetës së tyre në Qendrën Polivalente Ditore të Shërbimeve Sociale në Kamëz, u drejtoi edhe Presidenti i Republikës:
“Përshëndetje! Është një kënaqësi e veçantë të jem edhe unë midis jush. Ju siguroj që kam ardhur me shumë dëshirë. Teuta vetëm më përcolli mesazhin që vinte nga ju me dëshirën për tu takuar. Takimi midis nesh është fare njerëzor dhe i natyrshëm, sidomos në pragun e festës së vitit të ri, ku çdo njeri ka nevojë të gëzojë, të ndajë çaste të bukura dhe njerëzore me të tjerët. Komuniteti juaj është një komunitet i nderuar, i vlerësuar, por sigurisht ka edhe problemet e veta. Çdo njeri uron në rininë e tij që kur të vijë në moshën tuaj, të ketë jetuar jetën. Por mosha e tretë ka nevojë për mbështetjen njerëzore, mbështetjen e institucioneve dhe ardhja ishte jo vetëm një dëshirë, por edhe një detyrim. Dhurata modeste që Teuta demostroi përpara jush, e kam më të lehtë ta them, është një dhuratë që ju bëhet nga një biznesmen, i cili e dëgjoi këtë dëshirë dhe këtë nevojë tuajën. Në botën e sotme, në ditët e sotme ka dhe mjaft njerëz fisnikë, të cilët veprojnë me shumë dashuri dhe dëshirë, pa dashur të shfaqen. Ky është njëri prej atyre njerëzve që konsiderohet shumë fisnik, i cili ka premtuar së bashku me të tjerë që të jetë gjithmonë i pranishëm pranë halleve tuaja, nevojave tuaja për t’jua bërë jetën më të mirë dhe më të gëzueshme. Unë edhe në emrin tim dëshiroj t’ju falenderoj për këtë pritje, këtë mundësi, t’ju uroj një vit të ri sa më të mbarë, me shëndet dhe të gëzuar për të gjithë. Edhe një herë urimet më të mira!”.
Në vijim, Zonja e Parë shpërndau për banorët e shtëpisë dhurata për festat e fundvitit dhe u takua e u përshëndet përzemërsisht me ta. Nga ana e tyre, të moshuarit shprehën mirënjohjen e thellë për Presidentin e Republikës për këtë vizitë të parë të një Kryetari Shteti në këtë qendër, si dhe falenderuan Zonjën e Parë, Teuta Topi, që mundësoi plotësimin e disa prej kërkesave, duke e ftuar atë sërish të jetë e pranishme mes tyre, si dhe duke i uruar përgjithnjë shëndet e mbarësi Presidentit Topi, Zonjës së Parë dhe familjes.