E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias.

29 janar 2008

Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Greqisë Karolos Papulias për ndarjen nga jeta të Fortlumturisë së Tij Hristodhulos, Kryepeshkop i Athinës dhe i gjithë Greqisë.

"I nderuar Zoti President,

Me hidhërim mësova ndarjen nga jeta të Fortlumturisë së Tij Hristodhulos, Kryepeshkop i Athinës dhe i gjithë Greqisë. Në emër të popullit shqiptar, dëshiroj t’Ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për Ju, popullin grek, udhëheqësit politikë dhe fetarë të tij", - shkruhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›