Presidenti Topi i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
23 janar 2008
Në përfundim të fjalës së tij përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Presidenti i Republikës i është përgjigjur interesimit të antarëve të Asamblesë mbi Shqipërinë dhe rajonin.
I pyetur nga përfaqësuesi i Polonisë Tadeusz Iwinski (Aleanca e të majtës demokratike) mbi modelin e marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura shqiptare në Ballkan, Kosovës dhe Shqipërisë, Presidenti Topi është përgjigjur: “Unë e deklarova në fjalën time që ne jemi për pavarësinë e Kosovës, duke respektuar në mënyrë rigoroze kufijtë aktualë, pa ndryshim kufijsh dhe jemi në respekt të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshi edhe Kosovën. Duke parë në sfond, e ardhmja e vendeve të Ballkanit, për të gjitha vendet e Ballkanit, për të gjitha shoqëritë e Ballkanit të jetë integrimi në familjen europiane, ç’ka do të thotë që të gjitha standardet që janë në referencë, janë ato që vijnë pikërisht nga Europa.”
I pyetur nga përfaqësuesi i Polonisë Ryszard Bender (klubi parlamentar i çështjeve ligjore) mbi bashkëjetesën fetare në Shqipëri dhe a beson se mund të ketë një bashkëjetesë të tillë edhe në Kosovë, Presidenti i Republikës është përgjigjur: “Unë mendoj që standardi më i arritur në shoqërinë shqiptare është pikërisht harmonia fetare.Ne Shqipëri ka tre religjione të cilat mund t’ju them se janë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën aq sa mund t’ju them se festa e nje religjioni është festë edhe për religjionin tjetër, aq sa kjo nuk pengon lidhjen e martesave dhe besoj se kjo arritje do të implementohet edhe në shoqëritë e tjera ku jetojnë njerëz me besime të ndryshme.Shqipëria krenohet me këtë standart të arritur sepse është diçka që ne e kemi provuar dhe është pjesë e traditës sonë.
Pyetjes së përfaqësuesit të Hollandës Tiny KOX (Partia Socialiste) se si do respektohet rezoluta për Kosovën e miratuar një ditë më parë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që rekomandon vazhdimin e bisedimeve mes palëve sipas rezolutës 1244 të KS për arritjen e një konsensusi të përbashkët, Kryetari i Shtetit është përgjigjur: “Padyshim ne e vlerësojmë rolin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës ku mendimi dhe debati është i lirë, të gjitha pozicionet janë të respektueshme sipas pozicioneve që mbajnë shtetet.Në këndvështrimin tim si President i Republikës së Shqipërisë, ne kemi qene të prirur dhe kemi inkurajuar të gjithë procesin e dialogut mbi statusin e Kosovës, kemi inkurajuar edhe bisedimet shtesë 120 ditore,kemi qenë të prirur të besojme që zgjidhja do vinte nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Fakti që nuk ka asnjë lëvizje, unë mendoj që çështja e pavarësisë së Kosovës duhet të shkojë në atë linjë që po e shprehin pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Europian, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mjaft vendeve që kanë një demokraci të konsoliduar, duke marrë në konsideratë faktin që pavarësia e Kosovës do të jetë premisë mjaft e rëndësishme e një stabiliteti dhe një paqeje afatgjatë në Ballkanin e trazuar në të kaluarën nga nacionalizmat. Kështu që unë mendoj se çështja e pavarësisë së Kosovës do t’i kontribuonte atij hapi paraprak, që të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Serbinë të bëhen në të ardhmen pjesë e Europës së Bashkuar, ku njerëzit të lëvizin të lirë pa pasur barriera psikologjike dhe reale nëpër kufij, dhe të integrohen në botën politike dhe ekonomike të Europës së lirë dhe të bashkuar.
I pyetur nga përfaqësuesja e Finlandës Sinikka Hurskainen (Partia Socialdemokrate) për situatën në Shqipëri sa i përket trafikut të qënieve njerëzore në Shqipëri, dhunës ndaj grave dhe të fëmijëve dhe masat që po merren në këtë drejtim, Presidenti Topi u përgjigj: “ Mund t’ju them në mënyrë të qartë, pa asnjë lloj ekuivoku që në këtë sens ka një progres të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Përveç miratimit të konventave dhe të detyrimit për t’i zbatuar ato, janë ngritur struktura të posaçme administrative, qeveritare natyrisht me një bashkëpunim të rëndësishëm edhe të organizatave joqeveritare, të medias dhe të opinionit publik, që ky fenomen të vijë në një fazë kur mund të konsiderohet shumë minimal, që tregon se progresi jo vetëm ka qenë i dukshëm, por ka qenë një progres intensiv në sensin pozitiv. Pra unë mendoj që Shqipëria në këto sfida të reja që ka, ku gjithnjë e më shumë po garanton kufijtë e saj, po garanton luftë kundër krimit të organizuar, është duke reformuar sistemin e saj të drejtësisë, ç’ka presupozon të Prokurorisë dhe të sistemit gjyqësor, besoj bashkëveprimi i të gjithë këtyre mekanizmave institucionalë po bën që bota e krimit të rrudhet dhe bashkë me rrudhjen e botës së krimit, po rrudhet dhe fenomeni i shëmtuar i trafikimit të fëmijëve dhe grave për qëllim prostitucioni.
I pyetur nga përfaqësuesi maqedonas Azis Pollozhani (BDI)mbi konkretizimin e Kooridorit 8 përtej deklaratave e projekteve që nuk kan sjellë rezultate konkrete, si një korridor që do i shërbente bashkëpubimit mes vendeve të rajonit, Presidenti Topi është përgjigjur: “Unë mendoj që kjo është një çështje mjaft sensitive në Shqipëri, çështja e Korridorit 8, i cili në fakt konsiderohet një korridor jetik për të ardhmen ekonomike të rajonit tonë. Juve përmendët fillon me Italinë, vazhdon me Shqipërinë, me Maqedoninë dhe besoj nuk ka gjë më të rëndësishme se kur hapen korridore të reja të bashkëpunimit që presupozojnë më shumë shkëmbim njerëzish, më shumë shkëmbim mallrash dhe një integrim në tregun rajonal dhe global. Shqipëria është shumë e interesuar që ta vazhdojë këtë projekt, dhe brenda segmentit të saj do të bëjë gjithçka që lidhet me implementimin e këtij projekti në mënyrë që ai të mos mbesë vetëm një iniciativë teorike.
I pyetur nga kryetari i delegacionit bullgar Younal Loutfi (Lëvizja për të drejta dhe liri), lidhur me të drejtat e minoriteteve në Shqipëri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek minoriteti bullgar në Gollobordë, Prespë e Gorë dhe masat që merren për mësimin e gjuhës dhe të vlerave e kulturës amëtare të tyre, Presidenti Topi u përgjigj:” Besoj se kjo është një fushë ku progresi ka qenë konsistent. Edhe nga misionet e Këshillit të Europës, që kanë vizituar Shqipërinë, i fundi besoj ka qenë rreth 3 muaj më parë, janë konstatuar jo thjesht mbi bazën e raportimeve verbale, por edhe situatës reale, që çështja e minoriteteve në Shqipëri, është një çështje që është parë me preokupacion nga të gjitha institucionet në vazhdimësi, aq sa pakicat kombëtare sot mund t’ju them gëzojnë më shumë standarde në disa raste, se sa vetë popullsia me kombësi shqiptare. Mund t’ju them, edhe për shkak të lëvizjeve demografike drejt qyteteve të mëdha, ndonjëherë standardi i nxënësve nëpër klasa është më i lartë nga sa duhet, ndërkohë që pakicat kombëtare mund të jenë në kondicione të tilla që janë më të larta se standardet europiane. Ato janë plotësisht të integruar në shoqërinë shqiptare, ndihen qytetarë të lirë me të gjitha të drejtat, aq sa e ke shumë të vështirë të identifikosh se ku janë të pozicionuar me vendbanim. Pra unë mendoj që ky është një standard që vlen realisht të përgëzohet.
I pyetur nga përfaqësuesi i Lituanisë Egidijus Vareikis (Homeland Union) lidhur me zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri, sa i përket debatit mes PD e PS dhe pikepamjeve të ndryshme që ato kanë dhe mënyrën se si Presidenti do e zgjidhë këtë çështje, Kryetari i Shtetit ka vërejtur se “Së fundmi gjërat kanë ndryshuar. Mes pozitës e opozitës,është arritur një pakt për realizimin e reformave themelore për Shqipërinë, që është reforma në drejtësi, reforma elektorale dhe kanë dalë me një rezolutë që është miratuar unanimisht në Parlament. Besoj se kjo është një provë e qartë që dëshmon për bashkëpunimin e forcave politike në Shqipëri, por natyrisht pa presupozuar që forcat politike të mos kenë opsionet e tyre, sepse rregulli i demokracisë është që pozita dhe opozita kanë opsionet e tyre për mënyrën e administrimit, por për çështje të reformave madhore këto forca janë në unison.
I pyetur nga përfaqësuesi i Greqisë, Aristotelis Pavlidis (Demokracia e Re)mbi nivelin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë, referuar edhe vizitës së Presidentit Topi në Athinë, Kryetari i Shtetit u përgjigj: “ Unë mendoj se vizita e realizuar në Greqi rreth dy muaj më parë, bisedimet me Presidentin Papulias dhe Kryeministrin Karamanlis, por edhe me Kryetarin e Parlamentit grek vërtetoi edhe një herë bazën e marrëdhënieve të mira që ekzistojnë midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe natyrisht kjo është një predispozitë që jep shanse që këto dy vende të bashkëpunojnë dhe të thellojnë bashkëpunimin bilateral në nivel politik e ekonomik dhe atë rajonal, edhe global. Unë besoj që nuk ka asnjë gjë substanciale që ndikon për keq në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Të gjitha çështjet janë të futura për zgjidhje dhe kuptohet pas bisedave të nivelit të lartë politik është rënë dakord që të punohet në nivel ekspertësh në respektim të realitetit dhe të zgjidhjes së problemeve ku natyrisht ka një gatishmëri nga të dy palët. Unë shpresoj që të gjitha çështjet që janë duke u diskutuar, të zgjidhen me objektivitet.
I pyetur nga përfaqësuesi i Serbisë, Ivica Daçiç (Partia Socialiste e Serbisë), mbi terminologjinë “kosovar” dhe “shqiptar”, nëse ata janë të njëjtë dhe si do konsiderohen në shtetet respektive me shpalljen e pavarësisë së Kosovës apo më tej nëse këto dy shtete do bashkohen në të ardhmen, Presidenti Topi u përgjigj: “Midis pamundësisë së disave për të absorbuar dhe për të interpretuar termat nuk mendoj që e njëjta situatë është edhe tek të tjerët. Ne i konsiderojmë ata që ju i quani kosovarë, qytetarë të Kosovës, Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të cilat rregullohen nga institucionet e tyre. Ju e dini fare mirë që pas zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë patëm zgjedhje të lira dhe demokratike dhe pas këtyre zgjedhjeve patëm një konstituim të Parlamentit të Kosovës, ku janë të pranishme edhe pakicat kombëtare, patëm një konstituim të Institucionit të Presidentit, të qeverisë së Kosovës, ku sikurse e dini ka edhe një anëtar nga serbët dhe nga minoritetet e tjera. Kështu që kjo duhet të kuptohet në mënyrë të qartë që nuk ka asnjë lloj konotacioni tjetër, përveçse dy vende, të cilat kanë institucionet e tyre, do të kenë marrëdhëniet e tyre në të ardhmen pa cënuar në mënyrë absolute kufijtë e tyre dhe ajo që ne kemi në perspektivën tonë është pikërisht integrimi i vendeve tona, ashtu siç janë në familjen euroatlantike.
I pyetur nga përfaqësuesi maqedonas Ruzhdi Matoshi (PDSH) lidhur me përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe shpresat në prag të Samitit të Bukureshtit, ku vendet e “A3” presin ftesën për anëtarësim, Presidenti Topi u përgjigj: “Ne kemi mjaft optimistë që do të kemi një ftesë për anëtarësimin në NATO në Samitin e Bukureshtit në prill të vitit 2008. Sigurisht ky optimizëm bazohet në të gjithë këtë periudhë të gjatë përgatitore, që konsiderohet si mjaft e rëndësishme për përmbushjen e detyrimeve, qoftë me reformat politike, ashtu edhe me reformën në Forcat e Armatosura. Gjithçka ka qenë sipas parashikimeve dhe ne jemi të bindur që kjo ftesë do të vijë për shkak të përmbushjes së detyrimeve që kanë pasur institucionet shqiptare në funksion të anëtarësimit në NATO.”
I pyetur nga nga përfaqësuesi Francës, senatori Jean-Guy Branger (UMP) mbi rëndësinë e reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, Presidenti Topi u përgjigj: “Në kontekstin e pyetjes tuaj vlerësoj pikërisht atë që klasa politike shqiptare me kalimin e kohës vazhdon të maturohet duke iu kthyer pikërisht çështjeve që janë me rëndësi madhore për Shqipërinë. Ju e bëtë një pyetje të drejtëpërdrejtë se si do të reformohet sistemi i drejtësisë. Përveç vullnetit politik që po demostrojnë partitë politike parlamentare ka një bashkëpunim me institucionet e Shqipërisë me njerëzit ekspertë, por edhe me institucione të tjera që vijnë për ekspertizë në Shqipëri, ku mjaft i rëndësishëm konsiderohet roli i Këshillit të Europës. Ne kemi një bashkëpunim, me misionin Euralius, që është në mënyrë specifike për çështjet e reformës në drejtësi dhe ne do të dimë të bashkëpunojmë duke kapur standardet e kohës dhe ky është shansi që ka Shqipëria që sot është në një shkëmbim intensiv me institucionet më të rëndësishme të Europës dhe ka rëndësi që të implementojë standardet që ka Europa sot. Është e rëndësishme që ekziston vullneti dhe është e rëndësishme që po punohet konkretisht për realizimin e këtyre detyrimeve.