Presidenti Topi priti Ambasadoren e re të Francës në Tiranë, Mariz Davje.

4 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Francës në vendin tonë, Mariz Davje, e cila paraqiti Letrat Kredenciale.
Presidenti Topi pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira historike mes dy vendeve tona, bëri një pëshkrim të përpjekjeve integruese të Shqipërisë për në NATO dhe Bashkimin Europian, duke vënë në dukje edhe reformat kryesore që po ndërmerren në vendin tonë për këtë qëllim: reforma në gjyqësor dhe ajo zgjedhore.
Kreu i shtetit theksoi gjithashtu edhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve dhe vizitave në nivelet më të larta politike, duke i pëcjellë Presidentit francez Sarkozi nëpërmjet Ambasadores Davje, ftesën për të vizituar Shqipërinë në një kohë të përshtatshme.
Ambasadorja Davje, pasi falenderoi për pritjen e rezervuar nga Presidenti Topi, vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet tradicionale mes dy vendeve tona, vlerësoi përparimin e dukshëm dhe transformimet pozitive të vendit tonë duke vënë në dukje edhe rolin e rëndësishëm moderator të Shqipërisë përsa i përket zgjidhjes së çështjes delikate të statusit të Kosovës në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe ruajtjes së sigurisë dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajonin e Ballkanit.