Presidenti Topi apelon për iniciativa të reja dhe konkrete për zhvillimit e industrisë dhe kulturës së librit me rastin e Ditës Botërore të Librit.

23 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot dhe zhvilloi një bisedë të hapur e miqësore me shkrimtarë, akademikë dhe botues të njohur në vendin tonë, gjatë një takimi të zhvilluar në Presidencë me rastin e Ditës Botërore të Librit.
Presidenti i Republikës shprehu kënaqësinë e tij për të ndarë me të pranishmit në këtë takim disa mendime lidhur me librin, si një sferë, që meriton kujdes dhe gjykim të veçantë për atë çfarë ndodh me të dhe për alternativat më të mira të mundshme të zhvillimit. “Në këto momente kyçe, kur e gjithë shoqëria shqiptare po hedh hapa të rëndësishëm në rrugën e saj të integrimit euroatlantik”, - vuri në dukje Presidenti Topi, - “ndërmarrja e iniciativave të reja dhe konkrete për zhvillimin e industrisë dhe konsolidimin e kulturës së librit përmes normave ligjore, por edhe organizimit të konferencave, stendave të librit, panaireve kombëtare e ndërkombëtare etj, paraqitet si një domosdoshmëri, edhe për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri”. Për nisma dhe iniciativa të këtij lloji, të cilat do të ndihmojnë që libri të marrë peshën dhe vendin që i takon, Kryetari i Shtetit shprehu vullnetin dhe angazhimin e tij të plotë.
Duke vlerësuar kontributin shumëvjeçar të intelektualëve shqiptarë në fushën e librit dhe albanologjisë si Profesor Eqerem Çabej, Presidenti Topi nënvizoi faktin se “përkujdesi për librin shërben si një gur themeltar në përpjekjet tona për promovimin, zhvillimin dhe kuptimin e traditave kulturore, si dhe për pasurimin e trashëgimisë sonë kombëtare”.
Në vijim të bisedës, Presidenti i Republikës theksoi edhe nevojën thellimit të komunikimit me librin, sidomos tek brezat e rinj, për të përhapur dijen, për të forcuar urat e lidhjes dhe dialogut mes njerëzve, për të shprehur vlerat e etikës, botëkuptimeve si dhe të ringjalljes shpirtërore dhe kulturore të tyre, si pjesë e rëndësishme e jetës intelektuale dhe aktivitetit ekonomik të shoqërisë.
Gjatë bisedës me Presidentin Topi, bashkëbiseduesit vlerësuan iniciativën e Kryetarit të Shtetit për mbajtjen e këtij takimi, si një tregues të qartë të angazhimit personal dhe institucional të Presidentit të Republikës për nxitjen më tej të interesimit për librin tek lexuesit e sidomos tek të rinjtë. Duke vënë në dukje disa prej shqetësimeve të tyre lidhur me kulturën e të lexuarit dhe të librit, botimet dhe studimet, ata ritheksuan edhe nevojën për kapërcimin e disa pengesave dhe problemeve, me të cilat haset industria e librit në Shqipëri. Në takim u vu në dukje se një strategji e qartë do t’i shërbente publikimit të studimeve dhe materialeve krijuese vërtet cilësore, të cilat nga ana e tyre do t’i bënin një prezantim dinjitoz vlerave kombëtare letrare, shkencore dhe kulturore, themeluese të traditës dhe krijimeve e publikimeve bashkëkohore shqiptare.