Presidenti Topi i përgjigjet interesimit të mediave.
15 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi iu përgjigj interesimit të mediave, në përfundim të veprimtarisë së organizuar sot në Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD).
Pyetje: Top News - Sonila Pepa
Zoti President, a do të prisni vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen Sollaku dhe si i komentoni zhvillimet e brendshme në kabinetin qeveritar?
Presidenti Topi: Nuk mund t’i shmangem asnjë lloj pyetjeje. Mund t’ju them që, brenda detyrimit tim kushtetues dhe institucional, kam marrë korrespondencën me Kuvendin e Shqipërisë, në të cilën ka qenë edhe vendimi për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Kam patur gjatë kësaj periudhe kontakte me konstitucionalistë dhe kam ngritur një grup ekspertësh, që po merren seriozisht dhe në mënyrë analitike me këtë procedurë. Është në detyrimin e Institucionit të Presidentit që, përpara se të marrë një vendim, ai patjetër duhet të jetë i konsultuar, lidhur me respektimin e parimeve kushtetuese dhe me gjithçka që i paraqitet në raport. Mund t’ju them diçka që të kuptohet edhe nga ata, që nuk e kanë kuptuar se, Institucioni i Presidentit të Republikës është një institucion i pavarur kushtetues, ç’ka do të thotë që në të gjitha vendimet e veta është i pavarur brenda kompetencave dhe atributeve që ka, ç’ka do të thotë që nuk ka asnjë lloj varësie nga institucionet e tjera. Por në përmbyllje të fjalës sime lidhur me këtë çështje, ju siguroj se vendimi do të jetë brenda parimeve kushtetuese dhe ligjit.
Lidhur me pyetjen tjetër, që u duk sikur ishte në sfond, unë besoj që Presidenti i Republikës sigurisht që e ndjek situatën, por nuk është në atributet e tij që të bëjë komente për problemet, që lindin në struktura të tjera. Kështu që nga kjo pikëpamje, jo për ta hequr veten indiferent, por për të respektuar kornizën e pozicionit tim, preferoj të mos bëj komente në këtë drejtim. Faleminderit!