Presidenti Topi takon përfaqësues të disa mediave të njohura ndërkombëtare.

14 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot një grup gazetarësh nga Gjermania, Greqia, Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Spanja, Franca e Izraeli, të cilët publikojnë në media të njohura si “Die Welt”, “Bild”, “Frankfurter”, “Allgemeine Zeitung”, “Reuters”, “Handelsblatt”, “Tagesspiegel” dhe që punojnë në stacione radiotelevizive publike si “Deutschlandfunk”, “Westdeutscher Rundfunk”, “Bayern 2” dhe “TV5 Monde”.
Gazetarët e pranishëm në këtë takim po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi në Ballkan dhe kanë bashkëbiseduar me Presidentin Topi duke u interesuar mbi zhvillimet politike e ekonomike në Shqipëri, reformat e ndërmarra në kuadër të proceseve integruese të vendit, rolin e Presidentit në funksion të nxitjes së tyre si dhe çështjen e Kosovës e qëndrimin e Shqipërisë ndaj saj.
Presidenti Topi i njohu me ecurinë e vendit tonë në drejtim të realizimit të aspiratave për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike, mundësitë e shumta që ofron Shqipëria ndaj botës, si në drejtim të investimeve ashtu edhe të turizmit, por edhe rolin moderues në rajon dhe qëndrimin e qartë për të ardhmen e Kosovës në bashkërendim me faktorët dhe partnerët ndërkombëtare.