E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Shefin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosh.

14 nëntor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Shefin e ri të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosh, me rastin e marrjes së detyrës në vendin tonë.

Duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri, Presidenti Topi vlerësoi si shumë të çmuar rolin dhe asistencën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në konsolidimin e institucioneve demokratike për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Kryetari i Shtetit e siguroi Ambasadorin Bosh për mbështetjen e Institucionit të Presidentit në përmbushjen me sukses të misionit të tij në vendin tonë, duke nënvizuar rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit në vazhdimësi për çështje parësore për zhvillimin dhe progresin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›