Përshëndetja e Presidentit Topi në përurimin e botimit prezantues të KLD-së.

15 nëntor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ishte sot i pranishëm në ceremoninë e përurimit të botimit prezantues të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), të zhvilluar në ambjentet e këtij Institucioni.
Më poshtë vijon e plotë përshëndetja e Kryetarit të Shtetit dhe Kryetarit të KLD-së, z. Topi:
I nderuar z. Panda,
I nderuar z. Ambasador,
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
Të nderuar juristë,
Miq dhe të ftuar!
Është një kënaqësi e veçantë për mua të jem sot në këtë ceremoni të thjeshtë, por mjaft domethënëse: në promovimin e botimit të KLD-së, i cili u ngrit si institucion, natyrisht jo me këtë emër. U ngrit si institucion me këtë strukturë, natyrisht jo me këtë themel ligjor, u ngrit si institucion i periudhës së re të demokracisë në Shqipëri dhe duke qenë të bindur se institucionet, dhe në mënyrë të veçantë institucionet e drejtësisë kanë procesin e vet në evoluim, ne sot jemi në një fazë ku pas pesëmbëdhjetë vitesh mund të bëjmë një bilanc, i cili nuk mund të mos jetë veçse pozitiv. Një institucion i ri i drejtësisë në një klimë të re pluraliste në Shqipëri, pas një periudhe të gjatë izolimi dhe institucionesh të centralizuara natyrisht kërkonte angazhim, kërkonte motivim, kërkonte patjetër profesionalizëm dhe mund t’ju them që ky lloj angazhimi është ndierë të rritet vit pas viti. Padyshim ka patur momente mjaft të mira, ka patur momente që mund të konsiderohen të dobëta , por në tërë këtë proces, sikurse thashë në evoluim, Këshilli i Lartë i Drejtësisë sot konsiderohet një institucion i konsoliduar dhe besoj struktura kryesore ku ne shpresojmë të orientohemi për të drejtuar reformën në drejtësi.
Zoti Panda, diku në paragrafin e parafundit në mos gaboj të fjalës së tij, në mënyrë shumë modeste e lidhi ikjen e tij nga pozicioni i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkak të përfundimit të mandatit të tij me një shprehje që e përdor shumë sidomos në ditët e sotme, pra nuk kanë rëndësi njerëzit, rëndësi kanë institucionet. Zoti Panda, për të dalë nga modestia juaj, natyrisht institucionet janë parësore, por institucionet në mënyrë shumë harmonike funksionojnë me njerëzit. Kjo është arsyeja që njerëzit angazhohen, motivohen për të konsoliduar institucionet në këtë proces të gjatë të reformimit të tyre. Duhet të jemi që të gjithë të ndërgjegjshëm që drejtësia në mënyrë të veçantë nuk mund të bëhet në një ditë. Nga kjo pikëpamje, të gjithë juristët pa përjashtim, pavarësisht nga ajo klimë, e cila ka kultivuar edhe fenomene korruptive, duhet të kenë parasysh që të mbrojnë imazhin e sistemit të drejtësisë, sepse mbi të gjitha ne do ta reformojmë sistemin e drejtësisë pikërisht nga brenda duke rigjeneruar forcat e brendshme të sistemit të drejtësisë. Askush nuk do të vijë ta reformojë këtë sistem nga jashtë. Është koha për të thënë që në sistemin e drejtësisë ka mjaft njerëz, të cilët mund të konsiderohen elementë të spikatur, të motivuar, profesionistë, njerëz që gëzojnë emër, njerëz që kanë integritet dhe kurrsesi nuk mund të ndotet i gjithë sistemi për shkak të elementëve të veçantë, elemntë të cilët në mënyrë të dukshme sot vlerësohen nga publiku për afera korruptive. I takon pikërisht Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucioneve të drejtësisë që të merren me pastrimin e këtij sistemi. Unë e konsideroj publikimin e KLD-së si një detyrim në radhë të parë i asaj që ne kemi thënë gjithmonë të transparencës, që kjo strukturë kaq e rëndësishme e sistemit të drejtësisë ka për publikun.
Nëse do t’i ktheheshim vlerave multidimensionale që ka një publikim i këtij institucioni kaq të rëndësishëm, sigurisht do t’i kthehemi atyre ligjëratave që bëhen në promovimin e një libri. Në radhë të parë, e tha dhe zoti ambasador i Spanjës, është në traditën e institucioneve që bëjnë anuaret, pra memorizohet aktiviteti i një institucioni shumë të rëndësishëm, memorizohen të gjithë emrat që kanë dhënë kontributin e tyre, pra nuk ikin pa gjurmë. Së dyti, botimi i këtij libri është mjaft i vlefshëm për vetë komunitetin e juristëve, të cilët jo vetëm shikojnë, ose më mirë analizojnë skanerin e asaj që ka realizuar KLD, por e kanë edhe si një element të rëndësishëm bibliografik në karrierën e tyre. Së treti libri do t’i shërbente shumë edhe institucioneve të tjera që bashkëpunojnë me KLD-në. Libri do t’i shërbente në mënyrë të veçantë institucioneve akademike, do t’i shërbente studentëve. Pra të flasësh sot për promovimin e librit mund të thuash shumë elementë pozitivë dhe natyrisht nuk gjen asnjë lloj elementi negativ.
Unë zoti Panda kam rastin, meqënëse botimi i këtij libri korrespondon me skadimin e mandatit tuaj, dëshiroj sinqerisht t’ju përgëzoj, t’ju falenderoj për të gjithë angazhimin tuaj në këtë pozicion të rëndësishëm. Sigurisht që gjithë kjo periudhë ka qenë e mbushur me punë, me rezultate, me paragjykime, ka qenë një klimë jashtëzakonisht komplekse. Gjithsesi, Ju ia keni dalë me sukses dhe do të ishte shumë mirë që të kishte eksperienca të tilla në të gjitha institucionet, në mënyrë që njerëzit të kenë kujdes së pari për përmbushjen e misionit të tyre që kur të ikin, natyrisht të ikin me një klimë të mirë, në një klimë pozitive, duke lënë një gjurmë pozitive, duke qenë të pritur dhe të mirëpritur do të thoja nga kolegët e tyre në një ceremoni modeste, por shumë kuptimplote si kjo e sotmja dhe natyrisht duke i lënë vend vetes për një karrierë të mëtejshme në sistemin e drejtësisë. Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë reformimin e sistemit të drejtësisë, së bashku kemi punuar, natyrisht bashkëpunimi ka qenë në pozicione të ndryshme, dikur si politikan në Parlament, si kryetar i grupit parlamentar, sot me një cilësi të re si President, ku domosdoshmërisht Presidenti i Republikës ka autoritetin, ka pozicionin kushtetues që të jetë jo vetëm në krye të sistemit të drejtësisë, si kryetar i KLD-së, por të jetë dhe promoter e katalizator i atyre ndryshimeve që mbi të gjitha kërkojnë një vullnet politik, një angazhim politik dhe një realizim konkret që vullnetet politike të transferohen në Parlament në akte juridike. Unë besoj nga i gjithë komuniteti i juristëve, në mënyrë të veçantë në KLD, besoj nga bota e politikës, bota e medias dhe në mënyrë të veçantë nga partnerët ndërkombëtarë, ku kam rastin të falenderoj zotin Ambasador për atë kontribut të veçantë që ka dhënë Spanja për të bashkëpunuar në reformimin e sistemit të drejtësisë. Kam rastin këtu që të falenderoj gjithashtu edhe Bashkimin Evropian që, nëpërmjet një projekti, i cili do të rinovohet, sikurse është projekti i EURALIUS, jo vetëm që ka dhënë ndihmesën e vet në reformën në sistemin e drejtësisë, në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë në rrugën demokratike, por besoj që do të japë një dihmesë shumë specifike në fazën më intensive që ne kemi për reformimin integral të sistemit të drejtëisë.
Zoti Panda, unë dëshiroj në këtë moment t’ju them që bashkëpunimi ynë sigurisht do të jetë i vlefshëm në të ardhmen, sikurse me ju edhe me kolegët e tjerë dhe meqë dëshiroj që vendi juaj të mos mbetet për asnjë moment vacant, ne së bashku kemi paralajmëruar një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nesër në orën 10-të ku janë të ftuar natyrisht edhe përfaqësuesit e medias për të bërë transparent një moment të rëndësishëm, i cili, sikurse thashë, ka nevojë të përcillet në mënyrë të tillë, pra se sa në mënyrë civile bëhet rotacioni i një pozicioni në një institucion, që është modeli dhe duhet të jetë modeli për të gjitha strukturat e tjera, jo vetëm në sistemin e drejtësisë. Për shkak të transparencës dhe të linjës së komunikimit në këtë sens me ju edhe me publikun do të doja që të promovojnë pikërisht atë kandidaturë që do të trajtohet nesër në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për pozicionin e nënkryetarit të KLD-së. E kam fjalën këtu për zotin Kreshnik Spahiu, i cili njihet prej jush, është një jurist karriere, gjyqtar, njeri që është angazhuar për një kohë të gjatë në shoqërinë civile, në mënyrë të spikatur në luftën kundër korrupsionit, njeri mediatik, njeri që nuk ka punuar i vetëm, i izoluar, janë kolegë të zotit Panda, i cili i ka drejtuar për pesë vjet, ka një eksperiencë shumë të gjatë, njëri është në sistemin e drejtësisë, tjetri ka operuar në shoqërinë civile, sot zoti Spahiu është anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Më shumë promovim besoj që do të ishte i panevojshëm! Nesër, sikurse thashë, jeni të ftuar që të ndjekim votimin në KLD, për t’i dhënë të gjithë së bashku , bashkë me eksperiencën e kolegëve të tjerë, pasi duhet thënë që janë katër kolegë që do të zëvendësojnë shumë shpejt katër anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Eshtë diçka shumë pozitive që zgjedhja e një nënkryetari bëhet pikërisht nga anëtarët ekzistues, që kanë një eksperiencë pesë vjeçare në funksion të këtij Këshilli dhe jo nga ne, të sapoardhurit. Unë edhe një herë ju falenderoj dhe ju uroj suksese të mëtejshme!