Presidenti Topi ka marrë një mesazh ngushëllimi nga Imzot Rrok Mirdita.
17 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh ngushëllimi për tragjedinë e rëndë të ndodhur në Gërdec, nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita.
“Tragjedia e shpërthimit të Gërdecit, e cila tronditi zemrat e shumë shqiptarëve ka prekur thellë edhe bashkësinë katolike në Shqipëri, e cila është lutur për të gjithë të prekurit dhe viktimat e saj.
Si Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore me lejoni zoti President, t’ju shpreh solidaritetin dhe afërsinë tonë. Ashtu si dhe krizat e kaluara, Kisha Katolike, përmes strukturave të Caritas-it shqiptar, do të angazhohet fuqishëm në lehtësimin dhe ardhjen në ndihmë të popullsisë së prekur.
Uroj dhe lutem që kjo gjendje e vështirë të kalohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, - thuhet në mesazhin e Imzot Rrok Mirditës.