Presidenti Topi merr mesazhe nga Presidenti kroat, Mesiç dhe nga Kryesuesi i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Silajxhiç.
19 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori mesazhe ngushëllimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiç dhe Kryesuesi i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Haris Silajxhiç.
Nga ana e tij, Presidenti Mesiç i ka shprehur Kryetarit të Shtetit ngushëllimet në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë për popullin shqiptar dhe veçanërisht për familjet e viktimave të pafajshme të aksidentit tragjik në fshatin Gërdec.
Ndërsa, në mesazhin e z. Silajxhiç thuhet: “U hidhërova shumë kur mora vesh për ngjarjen tragjike të ndodhur në fshatin Gërdec afër Vorës, e cila shkaktoi humbjen e shumë jetëve. Në emër të qytetarëve të Bosnje-Hercegovinës dhe timin më lejoni zoti President t’ju përcjell ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritetin për ju, popullin shqiptar dhe për familjet që humbën të dashurit e tyre”.