Presidenti Topi priti Ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis.

20 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti në një takim pune Ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë.
Kreu i shtetit pasi i uroi mirëserardhjen, vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke duke shprehur njëkohësisht edhe mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga qeveria greke në rastin e ngjarjes së rëndë të Gërdecit.
Presidenti Topi falenderoi gjithashtu qeverinë dhe popullin grek për ndihmën e vazhdueshme dhënë proceseve demokratike në vendin tonë si edhe përmbushjes së aspiratave integruese të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në strukturat euro-atlantike.
Presidenti i Republikës vuri në dukje rolin e rëndësishëm moderues të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan dhe theksoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të një shteti demokratik dhe shumëetnik ku respektohen të gjitha të drejtat e pakicave, - pavarësia e të cilit po njihet nga një numër gjithnjë e në rritje shtetet të botës, rajoni ynë ka hyrë në një fazë të re bashkëpunimi, sigurie dhe qëndrueshmërie afatgjatë duke projektuar të ardhmen e të tëra vendeve të tij në familjen e madhe europiane dhe strukturat euro-atlantike.
Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e ratifikimit të Marrëveshjes së Associm-Stabilizmit të vendit tonë nga të gjithë parlamentet e vendeve anëtare të BE-së duke shpresuar edhe në ratifikimin e shpejtë të saj nga parlamenti grek.
Nga ana e saj, Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis pasi shprehu edhe njëherë ngushëllimet e qeverisë greke për ngjarjen tragjike të 15 marsit, falenderoi për mikpritjen duke vënë në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë tepër të ngrohta e miqësore. Ministrja Bakojanis është shprehur se Greqia mbështet plotësisht përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë për në NATO dhe BE. Znj. Bakojanis theksoi edhe rolin e rëndësishëm të pakicës greke, e cila shërbenë si urë e vërtetë komunikimi dhe forcimi të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve tanë.