E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush.

21 mars 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë sot një mesazh nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, në të cilin shprehen ngushëllimet për ngjarjen tragjike të Gërdecit dhe solidariteti i qeverisë dhe mbarë popullit amerikan.

“I dashur z. President,

Në emër të popullit amerikan, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella për tragjedinë që ndodhi në Gërdec si pasojë e së cilës u plagosën dhe humbën jetën shumë qytetarë të pafajshëm! Mendimet dhe lutjet e mia janë për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe për popullin shqiptar gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Vendosmëria e Shqipërisë për të zhdukur municionet e tepërta të rrezikshme është për t’u lavdëruar dhe shumë pak vende mund të krahasohen me arritjet e saj. Incidenti i Gërdecit na tregoi se sa jetësor është për Shqipërinë dhe bashkësinë ndërkombëtare të qenit të përkushtuar ndaj programeve, të cilat në mënyrë të parrezikshme e eliminojnë këtë rrezik ndaj sigurisë publike. Mbështetja dhe vendosmëria juaj vlerësohen shumë!” – thuhet në mesazhin e Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›