Presidenti Topi priti Ambasadorët e Belgjikës, Sllovakisë dhe Lituanisë në NATO.

20 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorët e Belgjikës, Sllovakisë dhe Lituanisë në NATO, respektivisht Fransiskus Van Daele, Igor Slobodnik dhe Linas Linkevicius, të cilët gjenden për një vizitë pune në Tiranë.
Presidenti Topi u uroi mirëseradhjen miqve dhe pasi përshkroi ecurinë dhe përparimin e shënuar nga vendi ynë drejt përmbushjes së standardeve integruese, vlerësoi mbështetjen që Belgjika, Sllovakia dhe Lituania po i japin integrimit të Shqipërisë në NATO.
Kreu i shtetit vuri në dukje arritjet e Shqipërisë në kryerjen me sukses dhe konsensus të gjerë politik të reformave në fusha të ndryshme si në atë ushtarake, në drejtësi dhe atë zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës, u shpreh se vendi ynë, i cili deri tani ka vepruar si anëtar de facto i Aleancës së Atlantikut Verior me pjesëmarrje aktive në operacionet paqeruajtëse, pret i sigurt marrjen e ftesës nga Samiti i ardhshëm i NATO-s në Bukuresht për t’u shndërruar edhe në anëtar de jure.
Presidenti Topi nënvizoi edhe rolin e rëndësishëm moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në rajon dhe shtoi se pas shpalljes së pavarësisë së merituar të Kosovës dhe vendosjes së një paqeje, sigurie dhe qëndrueshmërie afatgjatë, të gjitha vendet e Ballkanit pa përjashtim do ta kenë të ardhmen e tyre të projektuar në familjen europiane dhe strukturat euro-atlantike.
Nga ana e tyre Ambasadorët e Sllovakisë, Lituanisë dhe Belgjikës në NATO shprehën admirim për sukseset e arritura nga vendi ynë në drejtim jo vetëm të ndryshimeve të thella demokratike, forcimit të institucioneve dhe shtetit të së drejtës, realizimit të reformave të efektshme në Forcat e Armatosura, në fushën e drejtësisë, atë ekonomike, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe në kontributin rrënjësor të ruajtjes dhe forcimit të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajon e më gjerë, duke theksuar se zgjerimi i Aleancës së Atlantikut Verior do ishte jo vetëm në të mirë të vendeve anëtare të Kartës Adriatik 3, por edhe të vetë NATO-s.