Presidenti Topi merr urimet e përzemërta nga Ambasadori amerikan, Uithers.

7 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Xhon Uithers, i cili i shprehu urimet më të mira për ftesën e anëtarësimit në NATO që iu bë Shqipërisë në Samitin e Bukureshtit.
Presidenti Topi pasi e falenderoi Ambasadorin Uithers dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme dhënë vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara, vuri në pah rëndësinë e jashtëzakonshme të ndihmesës së aleatit tonë dhe mikut më të madh, Presidentit Bush së bashku me qeverinë amerikane në përmbushjen e aspiratave integruese të Shqipërisë.
Presidenti Topi theksoi gjithashtu se procesi integrues i Shqipërisë në strukturat euro-atlantike, edhe pas marrjes së ftesës në Bukuresht do të intensifikohet edhe më tej me kryerjen e reformave të rëndësishme si ajo zgjedhore, me luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe arritjen e plotë të të gjitha kritereve dhe standardeve të kërkuara si dhe me vazhdimin e luajtjes së rolit moderator në interes të paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në rajon e më gjerë.
Ambasadori Uithers, pasi i shprehu kreut të shtetit urimet më të përzemërta për ftesën e marrë nga Shqipëria në Samitin e Bukureshtit për t’u anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut Verior, theksoi se falenderimi dhe mirënjohja e vërtetë u takon dhe është për vetë shqiptarët, të cilët nëpërmjet punës së jashtëzakonshme dhe të sukseshme, po i kthejnë aspiratat e tyre integruese në realitet.