E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi uron këngëtaren e madhe shqiptare Vaçe Zela me rastin e ditëlindjes.

7 prill 2008

Presidenti Republikës, Bamir Topi i uroi sot ditëlindjen nëpërmjet një komunikimi telefonik këngëtares së madhe shqiptare, Artistes së Popullit dhe Nderit të Kombit, Vaçe Zela.

Presidenti Topi shprehu urimet më të mira e të përzemërta me rastin e 69 vjetorit të lindjes së ikonës së shenjtë të muzikës shqiptare - interpretueses së jashtëzakonshme të këngëve të muzikës së lehtë e popullore shqiptare duke i uruar njëkohësisht edhe shëndet të mbarë dhe jetë të gjatë.

Zonja Zela e falenderoi nga zemra Kreun e shtetit për urimet dhe interesimin që tregon në vazhdimësi për figurat e shquara kombëtare dhe sidomos ato të fushës së artit e kulturës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›