Presidenti i Kosovës, Sejdiu uron Presidentin Topi për marrjen e ftesës anëtarësuese nga Samiti i NATO-s në Bukuresht.
4 prill 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e marrjes së ftesës për anëtarësimin në NATO, në të cilin thuhet:
“I nderuar Presidenti Topi,
Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta dhe të popullit të Kosovës për ftesën që i është bërë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO!
Ky akt është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Republikën e Shqipërisë, por për të gjithë rajonin, sepse paraqet një hap të sigurtë përpara drejt paqes së qëndrueshme dhe integrimit të plotë të vendeve të kësaj pjese të Evropës Juglindore në gjirin e madh të kombeve të lira euroatlantike.
Ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO është një tjetër dëshmi se edhe vendet e vogla mund të ballafaqohen me sukses me sfidat globale të kohës sonë.
Prandaj, kjo arritje juaja do të na shërbejë si një shembull i mirë në përpjekjet tona për t’u bashkuar sa më shpejt me Aleancën Veriatlantike, me Bashkimin Evropian dhe me vendet e tjera të botës demokratike”.