Presidenti Topi uron Presidentin e Çekisë, Vaclav Klaus me rastin e rizgjedhjes në postin e lartë.
22 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Çeke, Vaclav Klaus me rastin e rizgjedhjes në këtë post të lartë.
“I nderuar Zoti President,
Rigjedhja Juaj si President i Republikës së Çekisë më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj urimet më të mira e më të përzemërta për suksesin Tuaj në këtë post të lartë!
Më lejoni të nënvizoj, me këtë rast, se ne vlerësojmë lart mbështetjen që Republika çeke i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit euroatlantik, si dhe të shpreh besimin tim në vazhdimësinë e mëtejshme të saj në të ardhmen.
Nisur nga marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe popujve tanë, do të ishte një kënaqësi e veçantë për mua t’Ju ftoja për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do t’i shërbente forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis vendeve tona dhe do të përbënte një rast shumë të mirë për të shkëmbyer pikëpamjet tona mbi çështjet me interes reciprok.
Duke Ju uruar edhe një herë suksese në punën Tuaj, Ju lutem pranoni, i nderuar Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!” – shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi.