Presidenti Topi dekoron me “Medaljen e Mirënjohjes”, z. Uorren Miler.

28 janar 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” zotin Uorren L. Miler, Kryetar i Komisionit të SHBA-ve për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane jashtë SHBA-ve.
Presidenti i Republikës ka pritur sot paradite në zyrën e tij z. Uorren L. Miler, një nga personalitetet më të spikatura të institucioneve amerikane dhe Kryetar i Komisionit të SHBA-ve për Ruajtjen e Trashëgimisë Amerikane jashtë SHBA-ve, i cili shoqërohej nga Ambasadori amerikan në Shqipëri, Dr. Xhon Uidhers dhe Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë, Amira Arnon.
Presidenti Topi vlerësoi kontributin dhe aktivitetin e z. Miler dhe Komisionit që ai udhëheq në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe ndërtimin e urave të komunikimit kulturor dhe njerëzor mes kombeve. Presidenti Topi shprehu gjithashtu edhe mirënjohjen e Shqipërisë për ndihmesën e vyer të SHBA-ve në përmushjen e aspiratave tona integruese. Gjatë bisedës u vu në pah roli unik dhe kontributi i shqiptarëve për të mbrojtur, ruajtur dhe shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe të huaj të tjerë, duke respketuar kodin e mikpritjes sonë tradicionale.
Më pas, në Presidencë u zhvillua ceremonia zyrtare e dekorimit, ku ishin të pranishëm edhe Ambasadori amerikan në Shqipëri, Dr. Xhon Uidhers, Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë, Amira Arnon, si dhe përfaqësuesit e famijeve shqiptare që kanë strehuar e shpëtuar hebrenj gjatë luftës së dytë botërore Fatmir Veseli e Rashela Matafia.
Pas nderimit të hymnit kombëtar dhe leximit të dekretit nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës i dorëzoi “Medaljen e Mirënjohjes” z. Uorren L. Miler dhe dekretin me motivacionin: “Për veprimtari të vyer në promovimin e imazhit të Shqipësinë në botë”.
Vetë z. Miler, iu drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni: “Më lejoni ta filloj fjalën time, duke shprehur mirënjohjen për këtë nder të madh, të jashtëzakonshëm dhe të veçantë që po më bëhet sot këtu. Unë e pranoj që kjo medalje është edhe një mirënjohje për punën e Komisionit, të cilin unë e udhëheq, gjithashtu vlerëson dhe përshëndet punën që ne bëjmë për të përparuar dhe për të mbajtur gjallë historinë e holokaustit. Kjo medalje është natyrisht edhe një shprehje e respektit për miliona njerëz, që u shfarosën, është gjithashtu edhe një vlerësim për ata që mbijetuan, për ata që shpëtuan dhe për çlirimtarët e tyre. Në emër të atyre që kërkojnë drejtësi, por që zërat e tyre nuk dëgjohen më, e falenderoj qeverinë e Shqipërisë për përkushtimin e saj për çështjen e holokaustit dhe mbajtjes gjallë të kujtimit së saj dhe arsimimit dhe gjithashtu për përkushtimin e kësaj qeverie për të luftuar antisemitizmin dhe çdo lloj forme tjetër intolerance. Unë këtë medalje ia dedikoj një milion e gjysëm fëmijëve, të cilët u vranë gjatë holokaustit. Faleminderit!”