Presidenti Topi niset për një vizitë pune në Maqedoni.
29 tetor, 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u nis sot për një vizitë pune në Maqedoni, ku do takohet me Presidentin Branko Crvenkovski.
Takimi do të fokusohet në marrëdhëniet dypalëshe politike, ekonomike e sociale, prioritetet integruese të dy vendeve, si dhe pjesëmarrjen në iniciativën e përbashkët “A-3” për aëntarësimin në NATO. Temë e takimit do të jetë edhe çështja e Kosovës, si dhe zhvillime të tjera në rajon e në botë.
Presidenti i Republikës do të takohet gjatë kësaj vizite edhe me drejtuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi dhe me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Itegrim (BDI), Ali Ahmeti, në funksion të një koordinimi më të mirë të elementit shqiptar në zgjidhjen e statusit të Kosovës, përmirësimin e urave të bashkëpunimit midis Shqipërisë e Maqedonisë, kontributin e faktorit shqiptar në procesin e reformave integruese të Maqedonisë, si dhe çështje tjera me karakter dypalësh e rajonal.